75 Mall Live Search
22:51 / E Shtunë, 27 Maj 2023 / MSH

Aksident i rëndë afër kufirit në Merdare, ka të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më herët, pranë kufirit në Merdare.

Indeksonline raporton se nga ky aksident janë lënduar katër persona.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, një Mercedes dhe një Audi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë, të cilët po hetojnë rastin.

Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.