Në Spitalin e Pejës për 4 muaj janë kryer mbi 465 mijë parametra laboratorike

Shërbimi i Laboratorit të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës operon në kushte moderne, me aparaturë dhe staf profesional.
Bazuar në raportet e punës së Spitalit të Pejës, ky është është njëri nga shërbimet më të ngarkuara me punë, duke shërbyer me mijëra pacientë me analiza të ndryshme laboratorike, jo vetëm për pacientët e spitalizuar në reparte të ndryshme, por edhe për raste ambulantore.
Vetëm gjatë 4 mujorit të parë të vitit 2023, janë kryer mbi 465 mijë parametra laboratorike, për 29 mijë 846 pacientë.