Austriakja Hermi Kürner hap ekspozitën “Austria dhe Shqipëria”
KultPlus Caffe Gallery e udhëhequr nga Drejtoresha Ekzekutive znj. Ardianë Pajaziti që njëkohësisht është edhe Anëtare e Bordit të Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri, solli për herë të parë në Kosovë artisten Hermi Kürner.
Kjo ekspozitë u hap nga Udhëheqësja e KultPlus njëherazi Anëtarja e Bordit të Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri znj. Ardianë Pajaziti, Presidenti i Shoqatës Avokati Arsim Vranovci dhe natyrisht artistja e ekspozitës znj. Hermi Kürner
Përshkrim i shkurtër për artisten Hermi Kürner dhe ekspozitën:
Hermi Kürner është një artiste austriake e cila si pasionante e udhëtimeve ka sjell në pah edhe pikturat nga vende të ndryshme, e që këtë herë vijnë nëpërmjet një ekspozite me punime artistike nga pamjet e Austrisë dhe Shqipërisë.
24 punime me teknikën akuariel janë prezantuar në KultPlus Caffe Gallery, ekspozitë që është hapur më 28.05.2023 nga ora 19:00.
Vlora, Kruja, Ura e Mesit në Shkodër, Tirana, Shën Gjini dhe piktura nga vende të ndryshme austriake janë prezantuar në këtë ekspozitë, e cila sjell ngjyrat e artistes Kürner.
KultPlus Caffe Gallery e ka sjell për herë të parë në Kosovë artisten Hermi Kürner, punimet e së cilës do të qëndrojnë për tri javë.
Kürner është pasionante e madhe e udhëtimeve, ajo edhe në Kosovë vjen me mercedesin e saj old timer nga viti 1974, e cila me makinat e saj ka përshkuar pothuajse shumicën e bregdeteve Slloveni, Kroaci, Mal të Zi e Shqipëri, pa përfshirë udhëtimet e saj në Evropë.