75 Mall Live Search
10:32 / E Martë, 30 Maj 2023 / AR

Vjen në Kosovë zyrtari për siguri i BE-së, priten takime me krerët e vendit

Zëvendës Sekretari Gjeneral për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Përbashkët i Bashkimit Europian, Charles Fries ka arritur në Kosovë, pas situatës së krijuar në veri të vendit.

Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka njoftuar për vizitën e tij përmes një shkrimi në Twitter, raporton Indeksonline.

Szunyog njofton se gjatë kësaj vizite ai do të takohet me liderë institucionalë dhe drejtues të shoqërisë civile të Kosovës.