Gazetarët në Leposaviq sulmohen nga persona të maskuar

Protestuesit serbë në Leposaviq kanë filluar të sulmojnë gazetarët.
Sipas pamjeve të ekipit të Tëvë 1 në vendngjarje, gazetarët janë sulmuar nga persona të maskuar.
Po ashtu janë gjuajtur edhe me vezë.
Qytetarët serbë po sulmojnë vetëm gazetarët kosovarë.
Një numër i madh i qytetarëve serbë po protestojnë edhe sot para komunës së Leposaviqit.
Ata po thërrasin kryetarin Lulzim Hetemi të dalë nga objekti.
Teksa po këndojnë në gjuhën serbe “Shko në shtëpi Lulzim”.