Drita ndahet edhe me një lojtar tjetër të saj

Drita i ka ndarë rrugët me yllin e skuadrës, Lum Namanin. Vet lojtari ka kumtuar lajmin për largimin nga skuadra pas 4 vitesh të kaluara në Gjilan.
“Dua te ju njoftoj qe pas nje periudhe 4 vjeçare te kaluar me klubin e Drites, sot kam arritur marreveshje per shkeputjen e kontrates me marreveshje te dyanshme.
Dua ta falenderoj klubin per gjithçka qe me ka dhene per keto vite, gjithashtu falemnderit te gjithe trajnereve e stafit me te cilet kam punuar , bashkelojtareve me te cilet kemi ndare çdo emocion se bashku , tifozet “Intelektualët” te cilet vazhdimisht kane qene mbeshtetja jone e madhe dhe te gjithe atyre qe kane punuar ne familjen bardhekalter!
Falemnderit Drita” shkruan Namani në njoftim./Indeksonline/