Gjendja në veri, Begaj bisedë telefonike me komandantin e KFOR-it

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, ka zhvilluar një bisedë me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn.
Në një postim në rrjetet sociale nga KFOR, thuhet se Begaj ka shprehur mbështetjen e plotë për misionin e KFOR-it. Po ashtu, ai i ka uruar shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar.
“Presidenti i Republikës së Shqipërisë shprehu mbështetjen e plotë për misionin e KFOR-it dhe aktivitetet e tij dhe u uroi shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar në demonstrata”, thuhet në njoftimin e KFOR.