Vivien shtatzënë? A është kjo arsyeja e pajtimit të saj dhe Getinjos
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/05/IMG_1570.jpeg)
Lajmi se Vivien dhe Getinjo janë pajtuar po bën xhiron e rrjetit. Momenti kur dyshja shihej në një kafene u shpërnda menjëherë duke nxitur aludimet se mes tyre ka një ribashkim. Po shumë po pyesin se mos shtatzania u bë shkak.
Themi këtë pasi Vivien u shfaqu në oborrin e shtëpisë së Getinjos në Ferizaj, aty ku ishte zhvendosur pas përfundimit të “Big Brother VIP Kosova”.
Mirëpo fansat kanë kapur dhe një detaj. Në momentin e postuar në Instagram, Vivi shfaqet me barkun e rrumbullakosur e madje në një moment vendos dorën.
![](https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2023/05/IMG_1565-300x531.jpeg)
Kaq ka mjaftuar që aludimet për një shtatzani të shtohen. Plus veshja serioze dhe e mbyllur në pjesën e barkut, shton edhe më shumë dyshimet.
Gjithsesi kjo nuk është ende e konfirmuar.