Prehet lisi në Shtërpcë, bie mbi autobusin me udhëtarë

Një lis është prerë nga persona të panjohur, mbrëmë në afërsi të Shtërpcës.
Lisi i gjatë, me një trashësi diku rreth 50 cm, ka rënë mbi një autobus të vogël, i cili aso kohe po barte rreth 20 udhëtarë.
Lidhur me rastin është lajmëruar edhe Policia e Kosovës, e cila nuk ka arritur të kapë në flagrancë personat e dyshuar.
Fatmirësisht, asnjë udhëtar nuk ka pësuar ndonjë lëndim të rëndë trupor, raporton Indeksonline.
Në anën tjetër, autobusi ka pësuar dëme të konsiderushme.
Autoritetet e Policisë janë duke kërkuar të dyshuarit përgjegjës për rastin.
Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.!!



