Kurti: Pezullimi i Kosovës nga “Defender Europe” është fatkeqësi
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/04/albinkurti3.jpg)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha në një bisedë me Radion Evropa e Lirë se pezullimi i Kosovës nga stërvitjet ushtarake “Defender Europe” është një fatkeqësi.
“Më lejoni të theksoj se SHBA-ja është mike, partnere e aleate e pazëvendësueshme për sigurinë dhe mbrojtjen tonë, për demokracinë dhe zhvillimin tonë”, tha Kurti.
SHBA-ja, të martën, e përjashtoi Kosovën nga pjesëmarrja në “Defender Europe” – një stërvitje ushtarake e udhëhequr nga Amerika në Evropë – me arsyetimin se Kosova i injoroi këshillat e saj për të shmangur rritjen e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.