75 Mall Live Search
09:53 / E Enjte, 01 Qershor 2023 / k.v

Të plagosurit në Fushë Kosovë jashtë rrezikut për jetën

Dy persona u plagosen me armë zjarri pasditen e së mërkurës në dalje të Fushë Kosovës. Dy të dyshuar u kapen nga policia ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit njëri nga ta është dërguar në qendrën e mbajtjes ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka njoftuar sot se gjendja shëndetësore e të plagosurve është jashtë rrezikut për jetën, transmeton IndeksOnline.

“Dy viktima, meshkuj kosovarë kanë kërkuar ndihmë mjekësor në QKUK, pasi që ishin plagosur nga arma e zjarrit. Sipas mjekut, viktimat janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia është duke hetuar rastin ku në vendin e ngjarjes është konfiskuar edhe një pistoletë e cila dyshohet se është përdorë në rast./IndeksOnline/