75 Mall Live Search
21:04 / E Enjte, 01 Qershor 2023 / Gj. Sh

UEFA publikon renditjen me klubet më të mira për vitin 2023

Është publikuar renditja e re e UEFA-s për klubet më të mira evropiane.

Finalisti i Ligës së Kampionëve, Manchester City, është klubi i parë në listë më 143.000, duke u ngritur dy pozita nga viti i kaluar, shkruan IndeksOnline.

Në vendin e dytë renditet Bayern Munchen me 136.000 pikë ndërsa Chelsea është ngritur nga vendi i pestë në vendin e tretë, me 126.000 pikë.

Në 10 vendet e para në renditjen e UEFA-s janë edhe Liverpuli, Real Madridi, PSG, Manchester United, Juventus, Barcelona dhe Roma.

Renditja mund të ndryshoj pas finales së Champions League, pasi Interi ndodhet në vendin e 11-të me 96.000 pikë dhe nëse e fiton trofeun do të ngritët për disa vende./IndeksOnline/

  1. Manchester City 143,000
  2. Bayern Munich 136,000
  3. Chelsea 126,000
  4. Liverpool 123,000
  5. Real Madrid 121,000
  6. Paris Saint-Germain 112,000
  7. Manchester United 104,000
  8. Juventus 101,000
  9. Barcelona 98,000
  10. Roma 97,000