75 Mall Live Search
16:59 / E Premte, 02 Qershor 2023 / Gj. Sh

Mourinho akuzohet nga UEFA për fyerje ndaj gjyqtarit Anthony Taylor

Trajneri i Romës, Jose Mourinho është akuzuar nga shtëpia më e madhe e futbollit në botë, UEFA, për fyerje ndaj gjyqtarit, Anthony Taylor.

Tekniku portugez nuk ishte pajtuar me vendimit e Taylor gjatë finales së Europa League ndaj Sevillas, shkruan IndeksOnline.

Mourinho u filmua duke u bërtitur zyrtarëve pas përfundimit të ndeshjes.

Roma nuk arriti të fitojë finale e Europa Leageu, pasi u mposht nga Sevilla pas ekzekutimit të penalltive./IndeksOnline/