75 Mall Live Search
23:04 / E Diele, 04 Qershor 2023 / C E

Barcelona e mbyll me humbje sezonin, këto skuadra bien nga La Liga

Barcelona e ka mbyllur me humbje sezonin që para disa javësh edhe u shpall kampion.

Katalonasit janë mposhtur nga Celta Vigo me rezultat 2-1, në ndeshjen e xhiros së fundit të kampionatit spanjoll, shkruan Indeksonline.

Për Celtan të dy golat i shënoi Veiga (42’ & 65’) derisa për Barcelonën shënoi Fati në minutën e 79-të.

Barcelona me 88 pikë është e para e ndjekur nga Real Madrid 78, Atletico 77, Sociaedad 71.

Villarreal dhe Real Betis do të luajnë në Europa League derisa Osasuna në Conference League.

Valladolid, Espanyol dhe Elche sezonin tjetër do të luajnë një kategori më poshtë. /IndeksOnline/