75 Mall Live Search
10:12 / E Hënë, 05 Qershor 2023 / B O

Real Madridi përgatit lamtumirën e pestë

Lamtumirat e Mariano, Asensio, Hazard dhe Benzema nuk do të jenë të vetmet te Real Madridi.

Skuadra madrilene është shumë afër ndarjes edhe me Nachon. Mbrojtësi ka kontratë deri me 30 qershor me Realin dhe nuk ka interes për ta vazhduar atë.

Nacho ka një ofertë nga Interi, por ka një tjetër skuadër që i është bashkuar interesimit nga java që lamë pas dhe nuk dihet e ardhmja e tij.

Mbrojtësi është i interesuar që të ketë minutazhë më të madhe ngase te Real Madridi shumicën e kohës ka qenë në bankën rezervë./Indeksonline/