E çuditshme/ Gruaja e YE mbulohet nga koka te këmbët me të zeza

Kanye West dhe gruaja e tij, Bianca Censori, janë parë duke shkuar në kishë me djalin e YE, Psalmin.
45 vjeçari u martua me stilisten 28 vjeçare dhe në paraqitjet e fundit ata kanë pasur të veshur rroba mjaftë interesante, transmeton Indeksonline.

Kësaj radhe, dyshja u pa duke dalë nga kisha teksa reperi shihej duke ia rregulluar veshjen gruas së tij.
YE u shfaq i veshur si futbollist, ku në bluzën e tij shkruante në gjuhën gjermane “POLIZEI” që do të thotë “Policia”. Ai nuk pati të veshura as këpucë, por në vend të kësaj kishte veshur çorape të zeza të ngushta.
Ndërsa, Bianca, kishte veshur veshje të zezë nga koka te këmbët, veshje e cila ia kufizonte edhe lëvizjen e krahut.
Ajo kishte veshur edhe çizme lëkure të zeza deri te gjuri./Indeksonline/

