Biblioteka Kombëtare ndez dritat për ‘Javën e Krenarisë’

Në kuadër të “Javës së Krenarisë”, Bibloteka Kombëtare Universitare e Kosovës për nderë të kësaj dite ka ndezur dritat me ngjyrat e njohura për komunitetin LGBTI.
Përndryshe, gjatë kësaj jave në Prishtinë, pritet të mbahen aktivitete të ndryshme në përkrahje të këtij komuniteti.
Ndërsa, “Java e Krenarisë” organizohet çdo vit në Prishtinë dhe për dallim nga vendet e rajonit në Kosovë kalon përgjithësisht pa incidente.
Këtë vit “Javën e Krenarisë” e organizoi Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile CSGD dhe CEL me moton “T’du qashtu qysh je”.