75 Mall Live Search
20:12 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Krahasimi interesant i Pecit, se çfarë mund t’i ndodh Kosovës nëse shfuqizohet Specialja

Ish ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci ka folur rreth Gjykatës Speciale, duke bërë një krahasim interesant për realitetin e marrëdhënieve ndërkombëtare me Kosovën.

“Kur flenë në një krevat me elefantin, nuk bene me e bezdise, se nëse ai rrotullohet, atëherë dihet se çfarë behet me ty”, ka qenë krahasimi që ai ka bërë.

Në këtë mënyrë, sipas tij, nëse Kosova insiston për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, atëherë ajo duhet të bëhet gati se do të rrotullohet elefanti, transmeton Indeksonline.

Pas kësaj sipas tij, duartrokitjet më të mëdha do të vijnë nga Beogradi dhe Moska.

Ky është postimi i tij:

Kur flen ne nje krevat me elefantin, nuk bene me e bezdise, se nese ai rrotullohet, atehere dihet se cfare behet me ty

Ky eshte perafersisht nje pershkrim realist i marredhenieve nderkombetare, gjegjesisht te sjelljeve te shteteve te vogla problematike e revizioniste dhe pasojave qe i presin nga superfuqite dhe fuqite e medha kur bejne veprime te tilla.

Nese vazhdohet edhe me tutje me sjelljet revizioniste per shfuqizimin kontrabandues te Gjykates Speciale, atehere Kosova duhet te behet gati per rrotullimin e elefantit.

Duartrokitjet me te medha per kete cirk qe po i bene Kosova vetevetes do te behen ne Beograd dhe Moske.

Vetem atehere nuk kemi pse e akuzojme askend, dhe mos u ankoni, se ne fund te fundit vete, si qytetare do e lejme fatin tone ne duar te atyre qe pese pare nuk i jepin per neve./Indeksonline/