75 Mall Live Search
08:32 / E Martë, 06 Qershor 2023 / AR

Theret me thikë nxënësi në Ferizaj

Ka ndodhur një therje me thikë mëngjesin e djeshëm në Ferizaj.

Policia e Kosovës njofton se është therur me thikë një nxënës i një shkolle të mesme, ku edhe ka pësuar lëndime trupore në këmbë.

I dyshuar për therje është një tjetër nxënës i po të njëjtës shkollë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, sipas mjekut kujdestar jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/