Shteti s’i pagoi asnjë cent policët që u futën “në zjarr” me aksionet në veri

Asnjë centë këta muaj të fundit nuk iu janë paguar njësive speciale dhe policisë së Kosovës për rrezikshmëri në punë. Përkundër rrezikshmërisë që ata këto muaj kanë has në pjesën veriore të vendit , pagesat nuk iu janë bërë.
Këtë e ka bërë të ditur sot para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për siguri, shefi i policisë Gazmend Hoxha i cili ka raportuar për punën e policisë.
Ai në disa raste është ndier në siklet teksa është pyetur nga deputeti i AAK-së Bekë Berisha, se a po paguhen policia për rrezikshmëri , a kanë sigurime shëndetësore dhe të jetës.
“Rrezikshmëria nuk është paguar këta muajt e fundit, jemi në komunikim me ministrinë e Brendshme dhe të Financave, këtë muaj presim që të paguhen”tha Hoxha.
Ai po ashtu ka treguar se policët e Kosovës të cilët janë të angazhuar në operacione, kanë uniforma të reja.
” Vitin që shkojë janë furnizuar me të gjitha, çizme, uniforma. Sa i përket rendit publik, është një tender që është ë proces e sipër”, tha Hoxha.
Ndërsa raportimin për ngjarjet e fundit në veri Hoxha ka kërkuar që raportimi të mbahet pa prezencën e mediave.
Ai ka numëruar edhe rezultate pozitive që falë fal angazhimit të policisë është ul numri i vrasjeve , veprave penale të grabitjeve, ndërsa është rrit numri i dhunës në familje. Pasi sipas tij sfidë mbetet sigurua e trafikut rrugor.
“Janë zhvilluar 347 operacione në parandalimin e krimit ekonomik dhe veprave të tjera dhe janë arrestuar 1 mijë e 516 persona dhe janë ngritur 1 mijë e 94 kallëzime penale dhe janë goditur 34 grupe kriminale”, tha Hoxha.
Ai po ashtu tha se gjatë vitit që shkoj ka pasur edhe rritje të numrit të dorëheqjeve nga policia e Kosovës nga komuniteti serb. “Kanë dhënë dorëheqje 573 zyrtarë policorë në stacionet në komunat e veriut të Kosovës. I kemi angazhuar polici shtesë me mbi 1 mijë e 200 zyrtarëve policorë me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë”, tha Hoxha.
Policia e Kosovës ka buxhetin vjetor 120 milionë euro./IndeksOnline/