75 Mall Live Search
12:35 / E Martë, 06 Qershor 2023 / mp

Sveçla: Krimi dhe kërcënimi nuk kalojnë, arrestohet personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Leposaviqit

Ministri i Punëve të brendshme Xhelala Sveçla ka njoftuar përmes “Facebook”, se sot është arrestuar personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletic.

Postimi i plotë i Sveçles:

Krimi dhe kërcënimi nuk kalojnë.Pardje është ndaluar kontrabanda me mallra, dje është konfiskuar vetura në kërkim ndërkombëtar, sot është arrestuar personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletic. Të gjitha këto në veri të vendit.

Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund.