Ukraina bën thirrje për mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/06/okb-izrael-palestine-600x360-1.jpg)
Ministria e Jashtme e Ukrainës ka bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pas sulmit në digën Kakhovka.
Ministria pretendoi se dëmi ishte rezultat i një “sulmi terrorist rus” dhe se Kremlini duhet të përballet me sanksione të reja ndërkombëtare.
Aleatët e Kievit e kanë dënuar ashpër sulmin. Megjithatë, Rusia ka pretenduar se shpërthimi i digës ishte një “akt i qëllimshëm sabotimi” nga Ukraina.