75 Mall Live Search
19:39 / E Martë, 06 Qershor 2023 / k.v

KFOR shihet duke bartur autoblinda në autostradën “Arben Xhaferi” (Foto)

Automjete të rënda ushtarake janë parë sot duke u bartur në autostradën “Arben Xhaferi”, në drejtim të Prishtinës.

Rreth dhjetë kamionë transportues kishin ngarkuar autoblinda të cilat ende nuk dihet se ku kanë destinacionin.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar foto nga kjo lëvizje e mjeteve ushtarake.

Rikujtojmë se KFOR-i ka shtuar praninë dhe patrullimin pas tensioneve të ngritura në veriun e vendit./IndeksOnline/