Vdes një grua në Shtime
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/06/qkmf-shtime.jpg)
Dje në Shtime ka ndërruar jetë një person i gjinisë femërore.
Policia e Kosovës njofton se të njejtës iu përkeqësua gjendja shëndetësore dhe u dërgua në QKMF në Shtime.
Aty nga mjeku është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti duke u hetuar, thekson Policia./Indeksonline/