75 Mall Live Search
09:44 / E Mërkurë, 07 Qershor 2023 / L K

Prizren, ia vjedhin veturën në oborrin e shtëpisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një vjedhje e rëndë në Prizren rreth orëve të vona.

Siç raporton ankuesi, persona të panjohur kanë hyr në oborrin e tij dhe i kanë vjedhur veturën me targa vendore.

Rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur në oborrin e tij, i kanë vjedhur veturën me targa vendore dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, njofton PK-ja, transmeton IndeksOnline.