75 Mall Live Search
11:55 / E Mërkurë, 07 Qershor 2023 / Gj. Sh

Zyrtare: Arti Hajdari i bashkohet skuadrës më të trofeshme në Kosovë

Basketbollisti Arti Hajdari është zyrtarisht lojtar i ri i Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi nga kryeqyteti përmes një njoftimi në faqen zyrtare, shkruan IndeksOnline.

Hajdari së fundi ishte pjesë e KB Pejës, ku arriti të fitoj titullin e Kampionit.

Njoftimi i plotë:

ZYRTARE: ARTistikisht, shtëpia e kampionëve rritet edhe me një kampion!

Arti Hajdari i cili ka qenë pjesë e skuadrave si Rahoveci, Feronikeli, Ponte Prizreni dhe Peja, nënshkruan kontratë dyvjeçare me klubin më të trofeshëm në vend. Hajdari specialitet i ka gjuajtjet nga distanca ku gjatë sezonit të kaluar pati saktësi të mrekullueshme në gjuajtjet për 3 pikë (45%).

MIRËSEVJEN NË SHTËPINË E KAMPIONËVE, ARTI/IndeksOnline/