Zyrtare: Ferizaji ndan rrugët me trajnerin Andrej Panadiç

Andrej Panadiç nuk do të jetë trajner i Ferizajit për sezonin e ardhshëm.
Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi i Ferizajit përmes një njoftimi në faqen zyrtare, shkruan IndeksOnline.
Largimi i tij vjen pasi skuadra e Ferizajit nuk arriti të siguronte qëndrimin në Superligën e Kosovës, pasi u mposht nga Liria në ndeshjen e barazhit pas ekzekutimit të penalltive.
Njoftimi i plotë:
Në vend të lamtumirës, Faleminderit Andrej Panadiç
FC Ferizaj njofton se ka ndarë rrugët me trajnerin kroat, Andrej Panadiç dhe zëvendësin e tij, Nikola Boroe.
Panadiç ishte në krye të shtabit teknik tash e 7 muaj, ku në sezonin pranveror nën drejtimin e tij, skuadra arriti të mbledhë 28 pikë.
Andrej ishte fjalë pak e punë shumë. Një mentalitet i futbollit kroat, bazuar në kërkesën kryesore të tij, përgjegjësi nga secili lojtarë në fushën e lojës.
E mori ekipin në një gjendje të vështirë, kur pak kush mund të besonte se do ta kapnim barazhin. Pavarësisht që misioni nuk përfundoi me sukses, Andrej Panadiç do mbetet pjesë e rëndësishme e historikut të klubit tonë.
FC Ferizaj e falenderon trajnerin Panadiç, për angazhimin dhe grintën e treguar, duke i dëshiruar shumë shëndet e suksese në rrugëtimin profesional.
Padyshim se marrëdhëniet mes klubit dhe tani ish-trajnerit Panadiç janë të shkëlqyera dhe ku i dihet së ardhmës, ndoshta rrugët do të na bashkohen në ditë më të mira.
Hvala Andrej Panadiç /IndeksOnline/