Shpërthim në Mitrovicë/ Nuk ka të lënduar, dëmtohen lokalet

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në sheshin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, ku kanë pësuar dëme materiale në dy lokale.
Raportohet se lokaleve i janë dëmtuar xhamat.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas Zahitit, nuk raportohet për persona të lënduar, vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 03:20, është raportuar se në sheshin ” Adem Jashari” si pasojë e një shpërthimi janë dëmtuar xhamat e dy kafiterive dhe një dyqani. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, rasti në procedurë hetimore”, tha ai.
Ende nuk dihen motivet e as autorët e sulmit./IndeksOnline/