75 Mall Live Search
09:32 / E Premte, 09 Qershor 2023 / k.v

Tentim vrasje në Ferizaj/ I lënduari merr tretman mjekësor, autori në arrati

Një person ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje, një i dyshuar i njohur për të e ka sulmuar fizikisht dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 22 e 40 minuta në Ferizaj.

Viktima ka pësuar disa gërvishtje, për të cilat ka pranuar tretman mjekësor, transmeton IndeksOnline.

Në vendin e ngjarjes, njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar një fishekë dhe një gëzhojë.

Rasti është nën hetime nga njësitet përkatëse të policisë./IndeksOnline/