75 Mall Live Search
15:06 / E Premte, 09 Qershor 2023 / A. M.

Përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, vizituan Drejtorinë e policisë së Rajonit të Prishtinës

Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë,  nga Drejtori rajonal, Nënkolonel Fehmi Xhata dhe stafi i tij, janë pritur për vizitë pune përfaqësues të Drejtorisë Vendore të policisë së Tiranës, të kryesuar nga Drejtuesi i parë, z. Tonin Vocaj si dhe përfaqësues të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë.

Drejtori i Policisë për Rajonin e Prishtinës,  prezantoi para të pranishmëve strukturën punën, sfidat dhe aktivitetet e Drejtorisë Rajonale të Prishtinës.

Palët gjatë takimit shkëmbyen idetë e përvojat më të mira në fusha të ndryshme, të cilat do të shërbenin në parandalimin e kriminalitetit dhe  dukurive antisociale.

Drejtori Xhata dhe z. Vocaj, gjatë takimit diskutuan edhe  për gjetjen e mjeteve dhe metodave si dhe ndërmarrjen e masave të cilat do të ishin në funksion të koordinimit dhe ngritjes së kualitetit të bashkëpunimit në nivelin rajonal apo edhe në nivelet e tjera.