75 Mall Live Search
16:12 / E Premte, 09 Qershor 2023 / Gj. Sh

Pas Hoxhës e Thaqit, Ballkani zyrtarizon largimin e radhës

Skuadra e Ballkanit ka njoftuar se futbollisti Van Dave Harmon nuk do të jetë pjesë e klubit për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi nga Liberia e mbyll aventurën te Kampioni i Kosovës pas një viti qëndrim, ku bëri vetëm dy paraqitje dhe dy gola të shënuar, shkruan IndeksOnline.

“Faleminderit Van Dave Harmon

Me anë të këtij postimi ju njoftojmë se aventura e sulmuesit Van Dave Harmon me fanellën portokall e zi ka mbaruar.

Klubi të falenderon për kontributin e dhënë dhe të dëshiron shëndet e suksese në karrierë.”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ky është largimi i tretë nga skuadra e Ballkanit brenda dy ditëve, pas Rrustem Hoxhës e Astrit Thaqit./IndeksOnline/