Ëndrra e Kiara Titos ishte të bëhej si Luana Vjollca

Një emër shumë i lakuar muajve të fundit ka qenë padyshim moderatorja Kiara Tito. Ajo gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediat që nga hyrja e saj në Big Brother.
Së fundmi është mësuar se ajo do të prezantojë programin veror “Kepi i VIP-ave” nën logon e Top Channel. Ndërkohë, nga ana e tjetër qëndron dhe moderatorja Luana Vjollca me programin veror “Love Island”, nën logon e televizionit Klan.
Por, pse po e bëjmë këtë krahasim? Sepse para pak vitesh, Kiara në një intervistë është shprehur se ka dëshirë të ndjekë rrugën e Luanës sa i përket karrierës dhe arritjeve profesionale, pasi ajo shquhet si një vajzë shumë punëtore dhe e palodhur.
Cila të pëlqen më shumë nga moderatoret shqiptare?
Më ka pëlqyer shumë Arbana Osmani. Por e di çfarë, tani mendoj se një prezantuese apo moderatore shumë e mirë është edhe Luana. Ajo është vetvetja, nuk përpiqet të imitojë askënd dhe mua më pëlqen. Dua të ndjek rrugën e Luanës, madje dhe unë do bëj një këngë, ka thene ajo ne nje interviste per Bordo.