75 Mall Live Search
09:28 / E Diele, 11 Qershor 2023 / shkelqim osmanaj

Lëndohet në kokë një person, u rrëzua në vendin e punës

Një person është lënduar në Suharekë pasi ishte rrëzuar nga një lartësi, derisa ishte duke punuar në një shtëpi.

Në raportin e policisë thuhet se viktima ka pësuar lëndime në kokë dhe është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

I njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë.