75 Mall Live Search
14:57 / E Diele, 11 Qershor 2023 / Gj. Sh

UEFA publikon renditjen përfundimtare me klubet më të mira për vitin 2023

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, UEFA ka publikuar renditjen përfundimtare për klubet më të mira evropiane për vitin 2023.

Manchester City e cila mbrëmë fitoi trofeun e Champions League, renditet në vendin e parë më 145.000 pikë, duke u ngritur dy pozita nga viti i kaluar, shkruan IndeksOnline.

Në vendin e dytë renditet Bayern Munchen me 136.000 pikë ndërsa Chelsea është ngritur nga vendi i pestë në vendin e tretë, me 126.000 pikë.

Në 10 vendet e para në renditjen e UEFA-s janë edhe Liverpuli, Real Madridi, PSG, Manchester United, Juventus, Barcelona dhe Roma.

Ndërkohë finalisti tjetër i ChampionsLeague, skuadra e Interit renditet në vendin e 11-të me 96.000 pikë.

  1. Manchester City 145,000
  2. Bayern Munich 136,000
  3. Chelsea 126,000
  4. Liverpool 123,000
  5. Real Madrid 121,000
  6. Paris Saint-Germain 112,000
  7. Manchester United 104,000
  8. Juventus 101,000
  9. Barcelona 98,000
  10. Roma 97,000

/IndeksOnline/