Khvicha Kvaratskhelia, lojtari më i mirë i ri i sezonit në Ligën e Kampionëve

Paneli i Vëzhguesve Teknik të UEFA-s ka zgjedhur Khvicha Kvaratskhelian si lojtarin e ri më të mirë për sezonin 2022/23 në Ligën e Kampionëve.
Gjeorgjiani 22-vjeçar me paraqitje të mira ndihmoi Napolin të arrinte deri në çerekfinale të kësaj gare.
Statistikat e Kvaratskhelia në Ligën e Kampionëve këtë sezon:
Paraqitjet: 9
Gola: 2
Asistime: 4
Saktësia e pasimeve: 74,23%
Distanca e mbuluar: 76,32 km
Shpejtësia maksimale: 33,6 km/h
🔵🇬🇪 @sscnapoli star Khvicha Kvaratskhelia is the 2022/23 #UCL Young Player of the Season! 👏#UCLfinal
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) June 11, 2023