75 Mall Live Search
20:00 / E Diele, 11 Qershor 2023 / AR

Vërshohet rruga Komoran – Drenas, kolona të gjata (video)

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar për përmbytje, bazuar në situatën e përgjithshme meteorologjike në vend.

Ditën e sotme pati reshje të mëdha shiu, ku kjo ka bërë që të vërshohet edhe rruga Komoran – Drenas.

Indeksonline ka siguruar pamje ku shihet rruga e mbushur me ujë.

Kjo situatë ka shkaktuar kolona të gjata në atë rrugë.

Situatë e tillë me reshje, parashikohet të mbajë edhe gjatë ditëve në vijim.

“Në disa zona ato do të jenë më intensive të cilat mund të krijojnë vërshime të shpejta, të karakterit lokal, sidomos në lumenjtë me karakter të rrëkeve, të cilat zbresin prej viseve malore, ku si pasojë do të ketë tejkalim të kapaciteteve transportuese të tyre dhe mundësi të paraqitjes së vështirësive në sistemet e kanalizimeve, shembje të dheut, probleme në komunikacion, bujqësi etj”, thuhet në njoftim të IHMK-së./Indeksonline/