Ballkani “blindon” Albin Kaprën, ia vazhdon kontratën

FC Ballkani ka njoftuar se ka vazhduar kontratën me futbollistin Albin Kapra.
Kapra do të jetë pjesë e klubit deri në verën e vitit 2026, shkruan Indeksonline.
Ky është njoftimi i klubit:
ALBIN KAPRA VAZHDON ME KAMPIONËT
Edhe për 3 vjet të tjera, futbollisti Albin Kapra do të vazhdojë t’i mbrojë ngjyrat e FC BALLKANIT. Lojtari me kualitete fantastike si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe në atë sulmuese, do të jetë pjesë e skuadrës deri në vitin 2026 Klubi i uron Albinit edhe shumë suksese të përbashkëta në arritjen e synimeve tona