75 Mall Live Search
10:02 / E Hënë, 12 Qershor 2023 / shkelqim osmanaj

Prezenca e Kurtit në “Paradën e Krenarisë”, reperi i njohur njofton se nuk do të jetë më pjesë e VV-së

Vendimi i Kryeministrit, Albin Kurti, për të marrë pjesë në “Paradën e Krenarisë”, të organizuar nga komuniteti LGBT ka shkaktuar paknaqësi tek përkrahësit e kryeministrit, ku disa prej tyre janë edhe fytyra publike.

Njëri prej tyre që ishte kundër paraqitjes së Kurtit në “Paradën e Krenarisë” është edhe reperi Luan Zeqiri i njohur me nofkën “Mad Lion”, i cili ka shprehur zemërimin e tij pasi Kurti iu bashkua marshit solidarizues për komunitetin LGBTI të shtunën.

Si pasojë e kësaj ai ka njoftuar se më nuk do të jetë anëtar i VV-së, pëmes një videoje në TikTok, ku shihet duke e prerë me gërshërë kartën e antarsisë së partisë.

“Prej ditës që kanë dalë edhe i kanë përkrahë ata p*derat dhe l*zbejkat, unë nuk do të jem pjesë e kësaj partie”, ka thënë ai.