Rrokulliset një veturë afër Hajvalisë (Foto)
Një vetaksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e cila lidh Hajvalinë dhe Pallatin e Drejtësisë.
Vetura ka mbetur e rrokullisur në skaj të rrugës ku përveç dëmeve materiale ende nuk ka informacion për personin apo personat që ndodheshin në të.
Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga vendi i vetaksidentit.
Ndërkohë policia e trafikut i është përgjigjur rastit dhe është duke u marrë me të./IndeksOnline/