75 Mall Live Search
10:04 / E Martë, 13 Qershor 2023 / AR

Konferencë e papritur për media e Kurtit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot mban konferencë për media.

Konferenca do të mbahet te ndërtesa e Qeverisë duke filluar nga ora 11:00.

Arsyet nuk janë bërë të ditura, megjithatë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ditë më parë ka paralajmëruar se kryeministri Albin Kurti shumë shpejt do ta ketë përgjigjen për faktorin ndërkombëtar, mediat dhe qytetarët për kërkesat e fundit pas tensioneve në veri.

Sot në mëngjes Kurti ka pritur në takim përfaqësues të QUINT-it./Indeksonline/