Latifi largohet nga Vllaznia, gati firma me skuadrën e kryeqytetit

Liridon Latifi nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë.
Sulmuesi është pranë transferimit në kryeqytet, te skuadra e Tiranës.
Latifi nuk ka dalë në stërvitje me shkodranët, pasi nuk ka pranuar rinovimin me ulje pagës, ndaj dhe me shumë mundësi sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e “bardhebluve”.
Për Latifin kishte interes të madh edhe Ballkani.