75 Mall Live Search
19:13 / E Martë, 13 Qershor 2023 / MSH

Krimet Ekonomike arrestojnë në Fushë Kosovë dy të dyshuar për fajde

Sot, me Urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtine – Departamenti i Krimeve të Rënda, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore ka zhvilluar operacionin policor në dy lokacione në Fushë Kosovë, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me dyshimin për kryerjen e veprave penale “Fajde” edhe “Detyrim”. 

Gjatë operacionit policor si prova/dëshmi janë sekuestruar:

  • Katër mijë (4000) euro
  • Tri (3) revole
  • Një (1) armë e gjatë
  • Katër (4) karikatorë
  • Njëqind e pesëdhjetë (150) fishekë
  • Një (1) automjet
  • Tre (3) telefona mobil
  • Shënime/evidenca që dyshohen se lidhen me veprat penale.

Personat e dyshuar, pas intervistës me aktvendim të prokurorit dërgohet në ndalim për 48 orë.