Mbappe: Kush tha që po shkoj te Reali?

Kylian Mbappe vazhdon të trazoj rrjetin me deklaratat e tij. Ylli francez ka folur për mediat italiane ku ka sqaruar edhe një herë deklaratën e tij.
Futbollisti i PSG-së ka thënë se deklarata e tij ishte e qartë se do të luaj sezonin e fundit te kampioni i Francës, por që nuk ka përmendur asnjë skuadër tjetër si destinacion të ardhshëm.
“Tashmë kam thënë se do të vazhdoj sezonin e ardhshëm te PSG ku jam shumë i lumtur. Nuk kam thënë asnjëherë se do të shkoj te Reali, por se do të respektoj kontratën time te PSG. Me PSG-në nuk është folur asnjëherë për rinovim dhe unë jam i lumtur të respektoj kontratën time aktuale” ka thënë Mbappe./Indeksonline/