75 Mall Live Search
11:28 / E Mërkurë, 14 Qershor 2023 / B O

Ajaxi zyrtarizon trajnerin e ri

Gjiganti holandez, Ajax e ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Katër herë kampioni evropian do të drejtohet nga Maurice Steijn për tri vitet e ardhshme.

Steijn së fundi ka udhëhequr skuadrën e Sparta Roterdamit, ndërsa më parë ishte trajner i Den Haag, Venlo e NAC Breda.

Said Bakkati do t’i bashkohet stafit teknik si ndihmës trajner.

Ajax është ende në kërkim të një asistenti për të kompletuar stafin e trajnerëve për Steijn.

49 vjeçari do të jetë trajner te Ajaxi nga 1 korriku 2023 deri më 30 qershor 2026./Indeksonline/