75 Mall Live Search
19:33 / E Mërkurë, 14 Qershor 2023 / LB

Zyrtarja e BE-së kërkon dorëheqjen e Borrellit për shkak të Kosovës

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka kërkuar nga shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, që të japë dorëheqje pas gjendjes së krijuar në Kosovë.

Sipas saj, diplomati spanjoll po kërkon ta sanksionojë Kosovën, në shtetin e të cilit janë rrëmbyer tre policë kosovarë të mërkurën nga forcat serbe.

“Zoti Josep Borrell, pra ju doni të sanksiononi një vend, oficerët e policisë së të cilit joshen nga një civil i armatosur dhe më pas rrëmbehen nga njësitë e një shteti të huaj, por të qetësoni vendin që kryen krime të tilla jashtë territorit të tij?”, e pyeti ajo kryediplomatin evropian.

“Dorëhiquni para se të bëni më shumë dëm. Ju jeni një rrezik për demokracinë dhe paqen në Evropë. Ne kemi nevojë për njerëz të guximshëm që mbrojnë demokracinë tonë, jo forcojnë autokratët. Mirupafshim Josep”, shkroi ajo.

Sipas saj, Evropa duhet të qëndrojë me Kosovën dhe të mbrojë demokracinë tonë.