75 Mall Live Search
21:06 / E Mërkurë, 14 Qershor 2023 / S Z

Policia jep detaje për vrasjen në Prishtinë

Një person është vrarë  para pak minutave në “Rrugën C” në Prishtinë.

Policia  ka konfirmuar për Indeksonline, se sot rreth orës 20:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “C” në Prishtinë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para  të marra  nga mjekët emergjent është konfirmuar se një  person  është pa shenja jete.

“Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, thuhet në përgjigjjen e policisë..