Deputetët e AAK vendosin pankartë në Kuvend: Edhe nëse Qeveria harron, Populli nuk harron!

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në sallën e Kuvendit ku po mbahet seanca, kanë vendosur pankarta me flamujt e Amerikës dhe NATO-s, në të cilat shkruhet ” Edhe nëse Qeveria harron, Populli nuk harron”.
E ky aksion i deputetëve të AAK-së, vjen pas zhvillimeve të fundit në vend dhe reagimeve të SHBA-së dhe NATO-s, ndaj Qeverisë së Kosovës lidhur me zhvillimet në veri të vendit.
