75 Mall Live Search
22:38 / E Enjte, 15 Qershor 2023 / Gj. Sh

Spanja mposht Italinë dhe kalon në finale të Ligës së Kombeve

Spanja është finalistja e dytë e Ligës së Kombeve.

Skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente, në gjysmëfinale mposhti Italinë, me rezultat të ngushtë 2-1, shkruan IndeksOnline.

Spanja e nisi furishëm ndeshjen, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e katërt me golin e Yeremy Pino në minutën e 4-të.

Vetëm shtatë minuta më vonë, Italia barazoi rezultatin me anë të Ciro immobile, i cili u tregua i sakt nga pika e bardhë.

Me rezultat të barabartë 1-1 u mbyll edhe pjesa e parë.

Spanja fitoren dhe kualifikimin në finale të Ligës së Kombeve e arriti vetëm pak minuta para se të përfundonte ndeshja.

Josleu ishte heroi i ndeshjes, i cili shënoi golin vendimtar në minutën e 89-të.

Në finale kombëtarja e Spanjës do të përballet me Kroacinë, e cila mbrëmë mposhti Holandën me rezultat 4-2.

Ndeshja finale e Ligës së Kombeve do të zhvillohet ditën e diel më fillim nga ora 20:45, ndërsa para tyre, Holanda dhe Italia do të luajnë për vendin e tretë nga ora 15:00./IndeksOnline/