5 persona të lënduar në aksidentin mes autobusit urban dhe taksit

Një aksident ka ndodhur në mëngjesin e sotëm mes një autobusi urban dhe taksit, si pasojë kanë pësuar lëndime pesë persona.
Këtë e ka berë të ditur për IndeksOnline, zëdhensja e policisë së Kosovës në Prishtinë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 06:30 në kryqëzimin që lidhë rrugën “Nazim Gafurti” dhe rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një veture.
Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.
Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në raportin e PK-së, përcjell IndeksOnline.