Kolona të gjata kamionësh me mallra serbe në Jarinjë e Merdar

Pas vendimit të Qeverisë për ndalimin e mallrave serbe, janë krijuar kolona të gjata me mallra serbe për në Kosovë, kolona kamionësh ka në të gjitha vendkalimet – Merdare, Jarinje dhe Konçul. Aty kalojnë vetëm automjetet e udhëtarëve dhe kamionët me targa të huaja, pas kontrollit të detajuar nga policia e Kosovës.
Radhët kilometërshe në Jarinje janë ulur, shumë kanë hequr dorë nga pritjet, disa sepse nuk e dinë se kur do të ndryshojë situata, disa për shkak të mallrave që prishen.
Aktualisht në Jarinje presin njëzet kamionë.
Mjetet e udhëtarëve kalojnë nëpër Jarinj, si dhe qarkullimi i autobusëve po ashtu funksionon pa probleme.